Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Skandali i korrupsionit brenda Parlamentit Europian hyn në fazën e dytë të hetimit, kërkohet heqja e imunitetit të dy eurodeputetëve

14:59 / January 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1650448306 parlamentieuropian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas artikullit të sotëm të gazetës italiane La Repubblica, hetimi për “Qatar Gate” po hyn në fazën e dytë dhe tashmë është gati një kërkesë për heqjen e imunitetit të disa eurodeputetëve”.

Kjo fazë e dytë mund të nisë nga nesër, tashmë me hetime të reja dhe një raport direkt në Parlamentin Evropian. P rokurorët belgë, kanë njoftuar kryesinë e Parlamentit Evropian se do të dërgojnë shumë shpejt, një kërkesë për heqjen e imunitetit të eurodeputetëve.

Bëhet fjalë për dy kërkesa që kanë të bëjnë me eurodeputetët Mark Tarabella dhe Andrea Coccolino. Për momentin, sa i përket eurodeputetes belge, Maria Arena, hetimet nuk duket se po kalojnë në një fazë të re.

Nëse e gjithë çështja do të përshpejtohet, seanca plenare e Parlamentit Evropian mund të thirret për të dhënë mendimin e saj për kërkesën e prokurorëve për Tarabellas dhe Coccolinos më 16 janar. Në të njëjtën kohë, ai beson se duke pasur parasysh shtrirjen e skandalit, do të ishte e vështirë që Parlamenti Evropian të mos procedonte me heqjen e imunitetit.
Gazeta italiane shton se shërbimet sekrete belge besojnë se “të paktën një eurodeputet italian, Andrea Coccolino, dyshohet se ka ndërhyrë brenda Parlamentit Evropian për të promovuar interesat marokene”.

Kujtojmë se Francesco Giorgi, bashkëshorti i eurodeputetes, greke, Eva Kaili,  ishte asistent i Coccolinos. Për skandalin ndodhen të arrestuar, ish nën presidentja e Parlamentit Europian, Eva Kaili dhe bashkëshorti i saj, Francesco Girorgi , ish eurodeputeti italian Pier Antonio Panzeri dhe Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave.

imuniteti Parlamenti Europian skandali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.