Shakira ka hedhur një thumb në urimin që ka bërë për Vitin e Ri. Shakira shkruan se edhe nëse dikush na ka tradhtuar, duhet të vazhdojmë të besojmë.
“Edhe pse plagët tona mbeten të hapura këtë Vit të Ri, koha i ka duart e një kirurgu. Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, ne duhet të vazhdojmë të besojmë. Kur përballeni me përbuzje, vazhdoni të dini vlerën tuaj. Sepse ka më shumë njerëz të mirë se të pasjellshëm. Më shumë njerëz empatikë sesa indiferentë. Ata që largohen janë më pak se ata që qëndrojnë pranë jush. Lotët tanë nuk janë të kotë, ata ujitin tokën nga do të burojë e ardhmja jonë dhe do të na bëjnë më njerëzorë, në mënyrë që edhe kur vuajmë dhimbjen të vazhdojmë të duam”.