Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Aksidenti me 3 viktima në rrugën e Arbrit, arrestohet shoferi i makinës (Emri)

13:44 / January 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka rënë në prangat e policisë drejtuesi i mjetit tip “Mercedes” qe u përplas mbrëmjen e djeshme me një mjet tjetër në rrugën e Arbrit, duke lënë të vdekur tre persona dhe të lënduar katër të tjerë.

I arrestuari është Edison Lazri, 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi KUJTIM ISTREFI 55 vjeç, banues në Maqellarë.

Dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Istrefi vëllezër, nga Maqellara ndërsa e shoqja e njërit prej viktimave Lulzime Istrefi ka humbur jetën rrugës për në spital .
4 të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore.

Kadrie Markeçi 19 vjeç dhe Firuze Istrefi 56 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin Rajonal të Peshkopisë. Dy të plagosurit e tjerë vëllezërit Mërgim dhe Edison Lazri që ishin në Mercedesin me targa Angleze, janë dërguar në spitalin e Traumës për trajtim më të specializuar pasi njëri prej tyre ka 2 brinjë të thyer dhe tjetri ka dëmtime në qafë.

Njoftimi i Policisë

DVP Dibër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan shtetasin EDISON LAZRI., 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi KUJTIM ISTREFI 55 vjeç, banues në Maqellarë.

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit shtetasi KUJTIM ISTREFI dhe dy pasagjerët MURAT ISTREFI 74 vjeç; LULËZIME ISTREFI 51 vjeçe. Po si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar shtetaset FIRUZE ISTREFI., 55 vjeçe; KADRIE MALKUCI, 18 vjeçe; MËRGIM LAZRI 24 vjeç dhe shtetasi Edison Lazri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026

Ambasadori i ri i SHBA i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Do vijojmë forcimin e partneritetit me Amerikën

15:19 / September 26, 2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.