Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pista e policisë, pse vrasja e Edmond Papës mund të jetë e porositur

15:53 / January 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mercedes Benz G Class i Edmond Papas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria dhe Policia e Tiranës po verifikon lidhjet kriminale të Albano Velos dhe Andrew Bodes, të akuzuar si vrasësit e biznesmenit Edmond Papa.

Shtrirja e hetimeve tek njohjet e tyre është pasojë e dyshimit të ngritur nga grupi hetimor se ata kanë qenë vetëm ekzekutorët e planit për eliminimin e biznesmenit, por jo porositësit.

Hetuesit dyshojnë se urdhri është dhënë nga persona të tjerë, të cilët kanë lidhje shoqërore ose farefisnore me dy të akuzuarit.

Por nuk përjashtohet që 30-vjeçari Albano Velo, i vënë në pranga, dhe 44-vjeçari Andreë Bode i shpallur në kërkim, të jenë paguar.

Deri në këtë fazë të hetimit prokuroria dhe policia nuk kanë mundur ende të zbardhin motivin e vrasjes së 49 -vjeçarit që zotëronte një hotel në Sarandë dhe që dyshohet se mund të ishte implikuar në aktivitete të paligjshme.

Një prej pistave të hetimit është lidhja e ngjarjes me atentatin me tritol në Qershor të vitit 2022 në afërsi të rrethrrotullimit te TEG-ut, ku mbeti i vrarë Aleksander Sadikaj.

Ky dyshim i ngritur vjen edhe për shkak të njohjes që Bode dhe Velo kishin me 27-vjeçarin, Sadikaj. Megjithatë  mbetet e paqartë nëse Sadikaj ka qenë në ndonjë konflikt me biznesmenin Papa.

I arrestuari Albano Velo e ka mohuar implikimin e tij në këtë ngjarje. Ndërsa Andrew Bode, që më parë mbante emrin Ervin, dyshohet se është larguar jashtë Shqipërisë në mënyrë ilegale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.