Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shërbimi Shërbimi sekret gjerman tronditet nga skandali i depërtimit të spiunazhit rusShërbimi 

17:19 / January 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sherbimi sekret gjerman tronditet nga skandali i depertimit te spiunazhit rus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimi gjerman i zbulimit, BND, është prekur nga ai që në mediat e Gjermanisë po quhet skandal i spiunazhit rus. Sipas revistës “Spiegel” më 21 dhjetor 2022, Zyra e Policisë Kriminale Federale arrestoi në kreun e njësisë së BND-së në Berlin, Carsten L.

Sipas policisë gjermane personi në fjalë akuzohet se u ka kaluar rusëve të dhëna të klasifikuara.

Dy muaj pas një raportimi në Parlament, kreu i shërbimit, Bruno Kahl ka pranuar se ka gjasa që në radhët e BND-së të “ketë një rast tradhtie”. Revista vë në dukje se problem me skandalin shtohet edhe për faktin se BND-ja nuk arriti të kishte ndonjë parashikim objektiv mbi sulmin në Ukrainë.

Nga ana tjetër marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve kanë kompromentuar standardin e reagimit të autoriteteve gjermane ndaj veprimtarisë së shërbimeve ruse në Gjermani siç raportohet p.sh rasit i eliminimit të një azilanti gjeorgjian, Zelimkhan Khangoshvili.

“Spiegel” vë në dukje edhe një problem mentaliteti që i ka parë shërbimet sekrete në periferi. Sipas saj, për vite të tëra departamentet e kundërspiunazhit dhe shërbimeve sekrete të ushtrisë kanë vuajtur nga një mungesë kronike stafi, ndërkohë që Berlini I ka trajtuar me arrogancë paralajmërimet e partnerëve të Europës Lindore.

Ndërkohë që skandali po konsumohet zyrtarët në Berlin po e interpretojnë atë si një goditje ndaj spiunazhit rus, mirëpo mënyra sesi po ekspozohet kjo gjë tregon se narkoza e relacioneve ruso-gjermane nuk ka dalë ende në Gjermani. Nuk është ëudi që edhe arrestimi në fjalë të jetë kombinacion i shërbimeve perëndimore që e kanë vënë kështu Berlinin para faktit të kryer.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026

Demokratët fitojnë garën për Senatin në Teksas, thyejnë dominimin republikan që nga viti 1988

09:38 / November 4, 2026

Pse qeveria suedeze po ndalon përdorimin e ChatGPT dhe Claude

22:56 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.