Lajmi i fundvitit 2022 në politikë nga ana e kampit opozitar, është largimi i deputetit Agron Çela nga Partia e Lirisë, drejt asaj Socialiste. Kryetari Ilir Meta e komenton si merkato të Rilindjes.
“Nuk kam koment për lajmet e shpikura dhe të porositura nga Rilindja, nuk shqetësohem për merkatot e Rilindjes. Ajo që mund t’u them me siguri është që PL do jetë faktor vendimtar për këtë ndryshim që presin qytetarët. Përballja e PL dhe Metës me këtë regjim që ka nxjerrë në treg të zi çdo interes kombëtar, është e pashmangshme.
Kushdo që ka forcë, qëndresë, është shumë mirë që është në krah të Metës dhe opozitës së bashkuar dhe kjo është një sfidë për njerëz të fortë dhe me ideale. Nuk jam këtu për t’u marrë me çështje që i mbulon Spiropali. S’kam se ça përgjigje t’u jap unë.
Berisha i ka mundur të gjithë në 6 mars në Shkodër, pa seli dhe vulë. Unë isha president në atë kohë. Kudo rritja e PL do jetë spektakolare. Kudo!”, tha Meta.
