Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pastruesja i vjedh qindra mijëra euro ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt

14:16 / January 8, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënë e bir të cilët u arrestuan për vjedhjen e 120 000 eurove, paratë dhe sendet me vlerë i kanë grabitur në shtëpinë e shefes së kabinetit të ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.

Edhe pse policia njoftoi vetëm për vendodhjen e banesës dhe jo për pronësinë, sot është zbuluar se Rozeta Dobi ishte pastruese në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi, aty ku me ndihmën e të birit, Havierit, arritën të vidhnin shumën e konsiderueshme të parave.

Mister mbetet nëse të ardhurat e konsiderueshme të zyrtares Alda Klosi, të cilat i mbante në banesë janë apo jo të deklaruara, për të cilën pritet hetim. Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese banesën në rrugën e Kosovarëve, vodhi së bashku me djalin e saj, një shumë të madhe parash, por sot është gjetur një tjetër shumë e madhe parash, të cilat nuk dihet nga kanë ardhur.

Policia gjeti në banesën e të arrestuarëve 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i kishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre. Ende nuk dihet se ku janë vjedhur këto shuma të konsiderueshme parash nga nënë e bir, ndërsa këta të fundit janë në pranga.

Alda Klosi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.