Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Urreja Aldën”, luksi i 20-vjeçarit dhe enigma e 540 mijë euro-ve

09:21 / January 10, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1673250817xa25ebb7f 20a5 475d 9bdf 19979bc7f6b4 203
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Urreja Alda Klosin”, dhe me këtë “shkak” pastruesja Rozeta Dobi mori në banesën e pronares së saj në rrugën e ”Kosovarëve” që pastronte prej 5 vitesh, më shumë se 120 mijë euro. Alda Klosi dikur ka qenë shefe kabineti e Arben Ahmetaj kur ky i fundit ishte zv.kryeministër, si edhe ka qenë drejtoreshë koncesionesh.

Rozeta dhe Havier Dobi dje nga Gjykata e Tiranës morën masën e sigurisë ”arrest me burg”, dhe u arrestuan në fundjavë pasi në tubin e ajrimit të kuzhinës së tyre u gjetën mbi 400 mijë euro të vjedhura. Denoncimi u bë nga vetë Alda Klosi. Ajo ka deponuar se 120 mijë eurot që ju vodhën, janë kursime të mbledhura për kurimin e xhaxhait të saj.

Përpos milionave, sanitarja mori edhe bizhuteri luksoze të floririt, mes të cilave varëse, byzylykë dhe vëth të shtrenjtë. Ora të shtrenjta si Masserati, apo dhe çanta Valentino.

Djali i sanitares, 20-vjeçari Havier Dobi në rrjete sociale reklamonte një jetë luksi dhe gjatë qëndrimit në paraburgim, i ka shkruar të atit një letër, ku i shprehet se është shumë mirë, por i kërkon që ta nxjerrë sa më parë që aty, pasi shprehet se i vjen të vrasë veten. Lekët i përdori dhe bleu dy mjete, por tani fajin ja vë nënës.

”Mamit nuk do ja falja kurrë këtë gjë. Mos u bëj merak, ju dua shumë. Do dal vetëm për ju”,-thuhet në letrën e të riut. Po ashtu një letër i ka dërguar edhe të dashurës, ku i thotë që ta presë 2 muaj.

Në dëshimë e dhënë përballë hetuesve, 20-vjeçari thekson se në datën 15 dhjetor 2022, ai ka shoqëruar mamanë, në banesën e Klosit dhe e ka pritur rreth 20 minuta. Ai rrëfen se mamaja u kthye në makinë me një çantë në krah, në të cilën afër lagjes së tyre zbuloi se kishte marrë një kasafortë. Sipas të riut e ëma e tij e hodhi kasafortën në kosh, por disa ditë më vonë ajo i dha atij një shumë parash me prerje 500 dhe 200 euro me të cilat ai bleu 2 makina.

Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozetës, shprehet se do të shesë shtëpinë për të nxjerrë të birin nga burgu. Ai pranon se familja e tij nuk ka qenë ndonjëherë në gjendje të vështirë ekonomike dhe shton se ka dhe një banesë në zonën e Pazarit të Ri në kryeqytet, të cilën e jep me qera prej 1 mijë euro në muaj.

“Djali punonte taksist, do shes shtëpinë që të nxjerr djalin. Do marr një shtëpi me qera vetë, se e kam një shtëpi te Pazari i Ri dhe më ndihmon ai italiani me para, më jep 1 mijë euro në muaj. Nuk është se kemi qenë keq nga lekët”, tha Dobi.

Vjedhja është e dënueshme me ligj, por kjo vjedhje është me një hetim edhe më të madh brenda. Ku i gjeti milionat Alda Klosi?

Alda Klosi Rozeta Dobi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.