Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sfidat e Parlamentit në 2023

09:47 / January 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryefjalë e punës së deputetëve dhe e qeverisë në Kuvendin e Shqipërisë do të jetë përmbushja e Reformës Zgjedhore. Koha sa vjen e limitohet pasi zgjedhjet e ardhshme lokale janë diçka më shumë se 3 muaj larg. Enkelejd Alibeaj ngulmon në propozimin se kandidatëve për kryetarë bashkie përmes ndryshimeve në kodin zgjedhor, duhet ti mundësohet të bëhen pjesë e këshillave vendorë nëse nuk arrijnë të fitojnë garën për tu zgjedhur kryebashkiakë.

Maxhoranca në këtë Komision, nuk u pajtua me propozimin pasi tha se për këtë kemi pengesa kushtetuese. Demokratët synojnë të avancojnë edhe një tjetër propozim, atë të pasjes të listave hapura për këshillat bashkiakë, njësoj siç ndodhi me zgjedhjet e shkuara parlamentare.

Edhe ky propozim nuk gjen mbështetjen e socialistëve sikurse zgjatja e afatit kohor prej 4 muajsh të parashikuar në Kodin aktual, ku nuk lejohet shfrytëzimi i burimeve shtetërore përpara zgjedhjeve. Shqipëria vijon të mos ketë një kod zgjedhor të konsoliduar e të pandryshuar sa herë zhvillon zgjedhje të përgjithshme apo lokale. Pas çdo palë zgjedhje, raportet e OSBE-ODIHR evidentojnë problematika të vjetra e të reja.

E si pasojë pas zgjedhjeve politika përfshihet në korrigjime të mundshme por asnjëherë të mjaftueshme në arritjen e zgjedhjeve perfekte. Legjislatura e re parlamentare duhet të zgjedhë edhe Avokatin e ri të Popullit. Ndërsa një prej projekt-tigjeve më të rëndësishme të qeverisë do të jetë amnistia fiskale e rishikuar me sugjerimet e ndërkombëtarëve të cilët e kanë kundërshtuar draftin aktual.

kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.