Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbardhet skema si rekrutoheshin gratë në Shkodër për të punuar me kanabis

13:22 / January 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia shkoder 770x434 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

16 persona u arrestuan në Shkodër më 12 Tetor 2022 gjatë një operacioni anti-drogë të koduar “Qarku”. Aksioni policor u zhvillua në lagjen “Bleran” të fshatit Bardhaj në Rrethina Shkodër.

Në mesin e të arrestuarve ishin 10 gra punëtore dhe 6 familjarë. Sipas Prokurorisë dhe Policisë së Shkodrës, indicia për të organizuar operacionin u mor nga një telefonatë anonime ku pretendohej se në shtëpinë e Pjetër Gjonit 31 vjeç kishte drogë dhe armë.

10 gratë punëtore për përpunimin e kanabisit që u arrestuan në banesën e Pjetër Gjonit, nuk ishin banore të Shkodrës, por jetonin në Tiranë, Kamzë dhe Fushë Krujë. Përpara hetuesve ato kanë dëshmuar se si u përfshinë në këtë aktivitet kriminal. Kjo skemë është publikuar nga emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, që disponon dosjen hetimore.

Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë evidentuar Danjela Hasani si organizatoren e veprimtarisë kriminale. 42-vjeçarja me banim në Kombinat të Tiranës ka qenë e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë për të njëjtën akuzë, pra gjente gra punëtore kryesisht nga Tirana dhe Kruja për të përpunuar kanabisin.

Drita H., një nga punëtoret e arrestuara, deklaroi në polici se kishte marrë informacion nga disa shoqe se një person në Malësi të Madhe kërkonte punëtorë dhe paguante 20 mijë Lekë në ditë. Për shkak të nevojës ekonomike, vendosi të shkonte të punonte po atë ditë, më 12 Tetor 2022.

E njëjta skemë është përdorur edhe me gratë e tjera.

Sipas Prokurorisë dhe Policisë së Shkodrës, furgoni me gratë për punë do të nisej nga Kamza në orën 5 të mëngjesit të 12 Tetorit 2022.

Drita H. ka shkuar te stacioni në Kamzë dhe aty mbërriti një furgon. Ka hipur në këtë mjet së bashku me disa gra të tjera të cilat nuk i njihte. Furgoni i dërgoi në Shkodër, ku grave ju komunikua se do t’i marrë dikush tjetër që do t’i çojë tek vendi i punës.

Pas ndërhyrjes së policisë në banesën e Pjetër Gjonit, gratë punëtore u arrestuan dhe u shoqëruan në komisariat.

Drita H. dhe disa gra të tjera të pyetura nga policia nëse i njihnin Zef Gjonin, Roland Gjonin, Pjetër Gjonin dhe Elvis Gjonin, kanë deklaruar se nuk i njihnin këta persona dhe se në shtëpinë e Pjetër Gjonit kishin shkuar bashkë me grupin tjetër.

bardhaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.