Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku reagon pas arrestimit të zyrtarëve të Ministrisë së Financave: Ky sistem nxit korrupsionin!

19:11 / January 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabaku 770x407 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me arrestimin e Sekretarit të i Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, së bashku me drejtorin e burimeve njerëzore në këtë institucion, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, përmbarues.

Në një postim në Facebook, Tabaku shpreher se rastet e korrupsionit në këtë qeveri janë bërë aq shumë, sa po kthehen në statistikë.

Postimi i plotë:

Një i korruptuar është tragjedi, shumë janë thjesht statistikë!
Sot është arrestuar Nëpunësi i parë autorizues – SP i Ministrisë së Financave i cili është autoriteti më i lartë në Republikën e Shqipërisë për ekzekutimin e të gjithë pagesave të buxhetit të shtetit.
Ky person ka pasur në përgjegjësi ekzekutimin e buxhetit, kryerjen e të gjitha pagesave, ndjekjen e të gjithë ministrive të linjës dhe pagesave të tyre.
Me pak fjalë, ky është njeriu që ka çelësat e shtetit në dorë dhe sot është arrestuar pikërisht sepse ato çelësa i ka përdorur sipas interesit dhe jo sipas ligjit.

Unë nuk pranoj dot më që kjo të quhet arritje, që të numërohet arrestimi i njeriut që ka çelësat e shtetit, si një statistikë dhe të tundet arrestimi i tij si trofe sa herë takojnë ndërkombëtarët apo sa herë shkojnë të raportojnë tek to.
Dikush duhet të mbajë përgjegjësi qoftë edhe politike për sa ndodh; pasi nuk është vetëm një Sekretar i Përgjithshëm, as vetëm dy ministra dhe as vetëm një deputet. Ne e dimë që janë më shumë. Shqiptarët e dinë.
Ky sistem i ngritur promovon korrupsionin. Ky sistem nxit korrupsionin. Ky sistem nuk promovon vlerat e një shoqërie të shëndoshë, meritokracinë dhe tregun!
Sistemi që po flasim është ai i zyrtarëve që sot shihen si modele të lehta suksesi, pasi ekspozojnë qindra mijëra euro, stil jetese të papërshtatshëm dhe e gjitha se kjo vjen si rezultat i një sistemi të ndërtuar me kokëposhtë.
Për ta luftuar duhet një plan dhe mbi të gjitha vullnet politik; një vullnet jo denoncues dhe inkuizitor por një vullnet që e lufton atë dhe mbi të gjitha i hap rrugë një sistemi vlerash.
Hapi i parë është kthimi i Luftës kundër Korrupsionit në një prioritet kombëtar pasi nuk janë rastësi kaq shumë arrestime dhe madje nuk është as rastësi pse shqiptari largohet.
Pa shkuar këtu, ne do të vazhdojmë të hedhim topin nga një fushë në tjetrën, do të numërojmë ushtarët specialistë të korrupsionit si statistikë nën moton e Stalinit “Një i korruptuar është tragjedi, shumë janë thjesht statistikë”.
Duhet bërë sot!

Arlind Gjokutaj arrestime jorida tabaku ministria e financave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.