Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

U shfrytëzua për të lypur në Tiranë, gjendet pas 10 ditësh i mituri nga Vlora. E ëma: E kanë droguar

19:51 / January 11, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 eri 1673457769
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

10 ditë pasi humbi gjurmët natën e ndërrimit të viteve gjendet 14-vjeçari nga Vlora, Erisi Limaj. I mituri u gjet nga policia e kryeqytetit, 24 orë pas publikimit të rastit në emisionin “Pa Gjurmë”.

Bashkë me grupin e xhirimit nëna e tij Shkëndije Limaj mbërriti paraditen e sotme në komisaritin nr.2 në Tiranë, aty ku nën shoqërinë e dy psikologeve, në gjëndje të rënduar psikologjike mbërriti edhe i mituri. Ai u mor në pyetje për disa minuta, ndërsa arriti të fliste në prani të psikologeve duke zbuluar emrat e personave që pasi e rrëmbyen në Vlorë e shfrytëzuan në Tiranë.

Djemtë vlonjatë të moshës 19-vjeçare mbajtën peng për 10 ditë të miturin dhe e nxorrën në rrugë për lypje. Me gjetjen e te miturit zbulohet ajo çfare kishte ndodhur.

Ata kishin parë publikimin e fotos së Erisi Limaj në ’Pa Gjurmë’ dhe kështu e lanë të lire djalin, i cili u gjet nga blutë e kryeqytet orët e para të mëngjesit të sotëm. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike 14-vjeçari u dërgua në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, aty ku ndodhet i shtruar. Në një lidhje direkte nga dhoma e pavionit, nëna e tij Shkëndije Limaj foli për gjendjen shëndetësore dhe zbuloi detaje tronditëse për të birin, i cili është mbajtur ’peng’ duke u dhunuar dhe droguar.

“Ndodhem tek Spitali Psikiatrik dhe gjendja e djalit nuk është e mirë. Tani është në gjumë, mjekët ende nuk e kanë vizituar për të dalë në një diagnozë më të saktë. Policia mori dëshminë e ti dhe djali i ka nxjerrë të gjitha. Ai ka thënës se u dhunua, u drogua, dhe i ka zbuluar emrat e atyre personave. Arditi, Donaldi dhe Fabio. Janë nga Vlora, unë i njoh. Djalin e kanë mbajtur në kryeqytet, e kanë kërcënuar e kanë torturuar. Kur është transmetuar emisioni, një nga këta djemtë e kanë parë dhe e kanë lëshuar djalin. E gjetën djalin, e çuan në një qendër dhe më pas në komisariat në Tiranë. Ju falenderoj për çdo gjë.” rrëfen e ëma e 14 vjeçarit.

Gjatë transmetimit live puntatën e së martës në ’Pa Gjurmë’ të shumta ishin dëshmitë dhe informacionet që hodhin dritë mbi fatin e 14-vjeçarit. Një prej dëshmitarëve solli një video ku shihej qartë imazhi i Erisi Limajt, teksa bënte xhiro tek lodrat e sheshit ’Skënderbej’. Kërkimet vijuan përgjatë gjithë natës, deri në orët e para të mëngjesit, derisa u arrit në gjurmët e të miturit.

Pas vdekjes së babait 6 vite më parë 14-vjeçari kishte shfaqur problemet e para të shëndetit mendor, madje për këtë kishte ndërprerë edhe shkollën. Shpesh ai largohej papritur dhe kthehej sërish në banesë. Mesa duket kjo ka qenë një nga arsyet pse ra pre e rrjetit të një grupi që e shfrytëzoi për ditë me radhë me qëllime lypje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.