Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama i merr Metës Agron Çelën, kreu i PSD, Doshi: Mbështesim kandidatin e PS

20:36 / January 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tom Doshi Edi Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krahas objektivit për 45 bashki, Shkodra do të jetë një nga betejat më të rëndësishme të Partisë Socialiste në garën e 14 majit. Për të marrë kryeqendrën e veriut, e njohur ndryshe edhe si bastion i demokratëve, kryesocialisti Rama ka mbledhur forcat përtej PS për të fituar një nga bashkitë që ende nuk e ka gëzuar politikisht.

Kontaktuar nga A2 CNN, Tom Doshi konfirmoi se partia e tij në zgjedhjet vendore nuk do të dalë me kandidat të saj në Shkodër, por do të mbështesë kandidatin e PS. Edhe pse ende nuk kemi një zyrtarizim të kësaj kandidature, drejtuesit socialistë e kanë konfirmuar që deputeti Benet Beci është figura me të cilën e majta do të kërkojë drejtimin e kësaj bashkie.

Qëndrimi i socialistëve që në këto vendore do të shkojnë të vetëm pa bërë koalicion, ka pësuar disa ndryshime në këtë bashki.

Edi Rama përveçse mbështetjes së Partisë së Tom Doshit, e cila nuk i ka munguar as gjatë punës parlamentare, për betejën e Shkodrës ka kërkuar përforcime edhe nga kampi kundërshtar.

Pas largimit nga Partia e Lirisë, deputeti Agron Çela u shfaq në krah të kryeministrit, në një takim të thirrur nga Edi Rama me njerëzit e tij për të diskutuar strategjinë e qeverisjes në këtë qytet.
“Shkodra na bashkon – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, shkroi Rama një ditë më parë në Facebook.

Vota, projekte, fonde, të gjitha bashkë janë receta që duket se u jep shpresë socialistëve për të arritur atë që deri tani nuk kanë mundur dot ta realizojnë. Këngët e vallet kanë nisur disa muaj para garës, me protagoniste të besuarën e kryeministrit në Shkodër, Elisa Spiropali, për të cilën personalizohen edhe këngët shkodrane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.