Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Historia e dhimbshme! Iu zhduk djali 27 vite më parë, e ëma ruan ende kostumin

22:28 / January 11, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 63bf18bcd1031 e1673472476112
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë kostum, Shahije Beca, nga Maqellara e ruan me fanatizëm që nga viti 1996. Kohë kur djali i saj Fatosi, vetëm 25 vjeç, hipi në skaf për të shkuar drejt Italisë. Por nuk mbërriti kurrë.

“Dy furgona me djem, 32 djem janë nisur për Vlorë për bukën e gojës dhe djali im bashkë me to. Ishin pa dokumente, telefon jo, ata kishin me vete vetëm rrobat e leckosura, kishte shumë pak plaçka të vjetra me vete” u shpreh Shahije Beça, familjare.

Në atë mjet lundrues ishin 29 dibranë dhe 3 skafistë, për të cilët nuk dihet asgjë prej 9 marsit 1996. Familjarët nuk kanë asnjë lajm prej tyre, asnjë shenjë nëse fati i tyre përfundoi në ujrat e Otrantos apo jo.

Shahije Beça, 82 vjeçe nga fshati Vojnikë, pret një përgjigje prej 27 vitesh për djalin e saj. Ajo feston në heshtje ditëlindjet e të birit të zhdukur dhe refuzon të mendojë çdo skenar tragjik.

“Ia festoj ndonjëherë, ia festoj jerm” u shpreh Shahije Beça, familjare
Për atë që njihet si Tragjedia e Maqellarës, është folur pak ose aspak. Të rinjtë e moshës 18 deri në 35 vjeç, u panë për herë të fundit nga familjarët tek furgonat që i transportuan drejt Vlorës mëngjesin e 9 Marsit 1996. Sipas raportimeve, ata hipën atë mbrëmje në skaf dhe prej atëherë asgjë nga fati i tyre.

Gjurim Maksuti nga fshati Vojnikë në Maqellarë, në këtë skaf kishte dy djemtë 18-vjeçarë të së mostrës. Nëna e tyre, ndërroi jetë pa mësuar kurrë të vërtetën për djemtë.

“Ndodhen sot e 26 vjet pa marrë asnjë lajm. Bashkë me to janë 32 dibranë, dhe në atë kohë dhe ato u nisën nga vlora me skaf, kanë hip në të dhe që atë ditë ne nuk kemi pas më lajm prej tyre” u shpreh Gjurim Maksuti, familjar
Po çfarë ndodhi në këtë udhëtim misterioz?

Ajo që dihet është fakti se skafi ishte blerë i ri dhe kishte mbërritur në Vlorë po atë ditë nga Italia. Mjetin e ka marrë përsipër ta drejtojë Qemal Veizi, vëllai i pronarit të skafit.

Në mëngjes, kur skafi nuk u kthye, vëllezërit e skafistit filluan të shqetësohen. Menjëherë kontaktuan me njerëzit e tyre në Itali, të cilët u thanë se nuk kishte mbërritur asnjë skaf. Kontaktuan me Guadia di Finanza nëse përgjatë asaj nate kishin kapur ndonjë skaf, por sërish morën përgjigje negative. Atëherë ato dolën vetë në kërkim, me një peshkarexhë që kishin në pronësi, por nuk mundën të gjenin asnjë shenjë.

E vetmja shtëpi që ka hapur dyert e mortit dhe ka një varr ku e qan të birin është familja e Sulejman Qokut, nga fshati Kllopçisht i Maqellarës. Trupi i tij u gjend në Itali, dy ditë më pas, dhe dyshohet se ishte në skaf me dibranët e tjerë.
“Shkonte tek varri i Sulës dhe i thoshte: O Sulë ti e di ku është djali im, ma trego ku është im bir. Ai ishte i vdekur, por nga dhimbja” u shpreh Gjurim Durici, familjar./ Inside Story

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.