Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA: Asociacioni një detyrim ligjor, presim propozimet e Kosovës

09:50 / January 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
chollettt 1092x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ai është një detyrim ligjor.

Mesazhi i këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit Derek Chollet, gjatë vizitës në Prishtinë, ishte i qartë. Në takimin e zhvilluar me një grup gazetarësh, pas bisedimeve me udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë, Chollet tha se Shtetet e Bashkuara presin nga Kosova të përmbushë të gjitha angazhimet e saj në bisedimet më Serbinë, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara presin që qeveria e Kosovës të hedh në tryezë disa propozime rreth krijimit të asociacionit.

“Duatë jem i qartë se ne nuk e mbështesim dhe nuk do ta mbështesim një organizëm të tipit Republika Serbska. Nuk po i kërkojmë Kosovës asnjë aranzhim që nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Parlamenti i Kosovës i ka ratifikuar marrëveshjet e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese ka thënë se është e domosdoshme të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe gjë që ne besojmë se e bënë këtë një detyrim ligjor për qeverinë e Kosovës”, u shpreh Chollet.

Ai i cilësoi të rënda javët në prag të Krishtlindjeve në veriun e Kosovës ku për tre javë me radhë grupe serbësh mbajtën të bllokuara rrugët kryesore dhe tha se boshllëku në institucionet në veri, ishte shqetësues.

“Duhet t’i japim fund këtij cikli të ngecjes dhe është koha të vihemi në punë. Një nga mesazhet që sollëm këtu dhe do ta transmetojmë edhe në Beograd është se duam të shpenzojmë energjinë diplomatike amerikane për të punuar për të ardhmen euro-atlantike për Kosovën. Duam të shpenzojmë më pak energji në menaxhimin e krizave”, tha Chollet.

Chollet tha se “Kosova dhe Serbia duhet të përfshihen urgjentisht në bisedimet e lehtësuara dhe të drejtuara nga Bashkimi Evropian që do të çojnë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me njohjen e ndërsjellë në qendër”, ndërsa nënvizoi se ky dialog është mënyra më e mirë për Kosovën që të sigurojë te ardhmen euro-atlantike.

Kosova Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

15:07 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.