Kë nga dy grupet në PD, do të njohë KQZ për zgjedhjet lokale? Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, thotë se KQZ-ja do vlerësojë legjitimitetin e personit që do të sjellë dokumentacionet përkatëse për propozimin e anëtarëve në KZAZ-të e vendit.
Gjatë një prononcimi për mediat, kryekomisioneri u pyet nga gazetarët se cilët janë përfaqësuesit e Partisë Demokratike të cilët KQZ njeh aktualisht. Celibashi bëri të ditur se PD-ja përfaqësohet nga Marash Logu dhe Indrit Sefa.
Kryekomisioneri bëri të ditur se aktualisht KQZ-ja ka komunikim në mënyrë formale vetëm më Logun dhe Sefën, por shtoi se nuk mungojnë as komunikimet me karakter profesional edhe me Ivi Kason.
