Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Uniteti politik më mbrapa se kurrë. U jepet “ushqim” atyre që janë kundër interesave të vendit

11:04 / April 11, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për kryeministrin Edi Rama vendi i ka kryer detyra për çeljen e negociatave, duke theksuar se vendimi i qershorit do të varet nga debati i brendshëm në Këshillin e Europës. Por ai tha se po eksportohet konflikti politik në vendet e BE-së, e sidomos tek ato vende që janë skeptike për zgjerimin.

“Te subjektivititeti politik i vendeve duhet të jemi shumë të qartë që ndikim ynë është relativ dhe për më tepër në kushtet kur në Shqipëri ka forca që janë qartësisht të reshtuara në funksion të integrimit dhe çeljes së negociatave për anëtarësim, dhe këtu kam parasysh të gjithë ata që janë të pranishëm në këtë Parlament, që përfaqësojnë pa diskutim atë pjesë dërrmuese të opinionit publik dhe që shkojnë në vazhdën e një tradite shumëvjecare të këtij parlamenti ku precedenti i ndarjes në këtë pikë është vendosur vonë nga ata që sot janë rrugëve. Do të thotë se jemi në kushtet kur nga brenda vendit i jepet forcave që janë kundër zgjerimit dhe që detyrimisht nuk e mirëpresin çeljen e negociatave, ushqim kundër interesave të këtij vendi. Kjo është shumë e thjeshtë”, tha Rama.

Sot vendi, tha kryeministri Rama përsa i përket unitetit politik është më mbrapa se sa ka qenë për vite të tëra. Por më përpara pavarësisht konflikteve politike, partitë kanë gjetur një pikë të përbashkët përsa i përket integrimit, që është një objektiv kombëtar dhe jo partiak.

“Fatkeqësisht jemi sot nga pikëpamja e unitetit politik në raport me këtë objektiv që është objektiv kombëtar dhe jo partiak, më mbrapa se sa kemi qenë për vite të tëra ku sidoqoftë pavarësisht sherreve, konflikteve, debateve që kanë shoqëruar zhvillimin e vendit, forcat politike kanë gjetur një pikë përputhshmërie në funksion të këtij objektivi të palvëzishëm. Sidoqoftë ajo që mund të bëjmë ne, është të vazhdojmë të këmbëngulim në ndërmarrjen dhe jetësimin e reformave, të vazhdojmë të këmbëngulim në kryerjen me përpikmëri të detyrave, jo se na e kërkon Brukseli, apo ti bëjmë qejfin Gjermanisë e Francës dhe vendeve të tjera, po është e vetmja rrugë për të ndërtuar një shtet funksional në parametrat e një vendi anëtar të BE”, vijoi shefi i qeverisë.

Cilët janë peshqit e mëdhenj sipas kryeministrit Rama? “Kujt është mësuar të flasë dhe të recitojë përmendësh dhe në hapësira të ndryshme demokratike të vendeve te BE për peshq të mëdhenj, i duhet dhënë një përgjigje shumë e thjeshë, çfarë lloj peshqish janë ata të cilët sot janë përjashtuar nga sistemi në drejtësi? Janë të vegjël? Çfarë lloj peshe kanë pasur ata mbi shpatullat e këtij vendi, dhe sa e kanë penguar këtë vend që të zhvillojë njëluftë sistemike qoftë me krimin, qoftë me korrupsionin në proceset hetimore apo në proceseet gjyqësore. Dhe përgjigja është shumë e qartë, e kanë penguar jashtëzakonisht shumë, duke vendosur precedent tejet të rrezikshëm të cilët janë kthyer në normë, dhe duke e kthyer pandëshkueshmërinë në normë”, tha Rama.

interesave te vendit Rama uniteti politik ushqim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.