Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Aleksandër Biberaj ka kritikuar kandidatin Belind Këlliçi duke thënë se ai është i vonuar në nisjen e fushatës për kryetar bashkie ndërsa shtoi se ajo duhet të kishte nisur që ditën e parë pas zyrtarizimit si kandidat për Tiranën.
“Është nder i madh nuk i jepet çdo njeriu se njëherë në katër vite ka votime për kryetarin e Bashkisë. Kryetar i bashkisë së kryeqytetit është një nga personat më rëndësishëm në politikën e çdo vendi. Unë i kam thënë pse nuk ke filluar fushatën, fillo fushatën. Është i vonuar. Që ditën e aprë duhet të kishte filluar fushatën”, tha ai.
Duke folur në News 24, Biberaj tha se Këlliçi është përgjegjës për votën në zgjedhjet e 14 Majit dhe se demokratët nuk do të pranojnë asnjë lloj justifikimi për humbje me pretendimin se i kanë vjedhur zgjedhjet.
“Belind Këlliçit nuk i lejohet në asnjë lloj situate as sipër reve as në tokë të dalë dhe të thotë më vodhën zgjedhjet. E ka marrë përgjegjësivë. Unë e kam deklaruar ai që do dalë kandidat do marrë përgjegjësinë. Nuk ka m’i vodhën zgjedhjet dhe tani po kandidoj për kryetar të PD. Tani ti ke marrë përgjegjësinë. Je kandidati i partisë kryesore të opozitës për Tiranën”, tha Biberaj.
