Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një sasi tritoli ka shpërthyer pak para se të zbardhej në banesën e shefit të krimeve në këtë qytet, Pëllumb Shpati. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç, ku si pasojë janë dëmtuar lehtë muret e banesës së tij por edhe automjeti i 49-vjeçarit.
Pëllumb Shpati, ishte shënjestra e një sulmi me tritol, për të cilin nuk ka ende të dhëna për shkaqet dhe autorët. Famlija ka përjetuar edhe më parë një ngjarje të rëndë.
Vëllai i tij, Vat Shpati, katër vite më parë ka qenë i përfshirë në një ngjarje në lagjen “Mark Lula” ku mbeti i plagosur me thika nga vëllezërit Aleks dhe Luigj Martini.
