Familja e shefit të krimeve në Shkodër, në mesnatë u zgjua nga shpërthimi i një sasie tritoli. Për shkak të detyrës e ka cilësuar i ati i Pëllumb Shpatit motivin e shpërthimit.
Gjergj Shpati në një prononcim për mediat, shprehet se dëmet janë kudo në dyer, driatare e fasadë. Në banesën e Pllumb Shpatit jetonin 3 familje, 17 anëtarë. Babai i tij thotë se nuk kanë asnjë konflikt dhe se së fundmi djali i tij nuk ka patur asnjë kërcënim.
“Kam dalë dhe kam dëgjuar krismën kam dalë dhe e kam parë. Ne jetojmë këtu 3 familje, ishte i fuqishëm, të kallxojnë vetë shikoni dëmet. Ka dëme në dritare, dyer, fasadë. Se dimë nga erdhi, se priti kush. Nuk e dimë, ishim në gjumë. Po për shkak të detyrës së ne s’kemi ngatërresa, si kam kujt borxh as më ka”,-tha Gjergj Shpati.
Pyetje: Cila është kërkesa juaj?
Gjergj Shpati: Shteti me pas mundësi të bëjë punën e vetë, të hetojë.
