Tritoli i vendosur në shtëpinë e shefit të Krimeve në Shkodër, është sulmi i gjashtë ndaj uniformave të policisë në këtë qytet përgjatë një viti. Sulmi i sotëm ndaj Pëllumb Shpatit vjen në ditën e 110-vjetorit të Policisë së Shtetit.
Në fund të viti 2022, një shpërthim me tritol ndodhi në shtëpinë e një efektivi policie, i identifikuar si Valter Serra. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina. Nga shpërthimi, u dëmtua automjeti i tij tip “Volkswagen” dhe një pjesë e banesës.
Në muaj qershor, u vendos tritol në shtëpinë e oficerit të Policisë Gjyqësore të Shkodrës, Pëllumb Vukajt. Edhe në këtë rast, u dëmtua mjeti i tij tip “Benz”, i parkuar para shtëpisë. Vukaj deklaroi se ngjarja kishte lidhje me detyrën e tij. Asnjë nga këto raste nuk është zbardhur dhe autorët nuk janë kapur.
