Në banesën me 17 anëtarë të shefit të Krimeve në Shkodër, u hodh një sasi tritoli dhe autori është fiksuar në kamerat e sigurisë.
Ai shihet teksa i afrohet shtëpisë së familjes Shpati për të vendosur lëndën eksplozive, e cila ka shkaktuar panik dhe frikë tek familjarët. Shpërthimi ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të premteje në lagjen Dobraç.
Pëllumb Shpati thotë se nuk ka konflikt me njeri dhe se nuk kishte një ide se kush mund ta kishte vendosur lëndën plasëse. Edhe babai i tij deklaroi se nuk ka konflikte me njeri, ndërsa dyshimet e tij janë se ngjarja ka lidhje me punën e të birit.
