Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet belge në Steenokkerzeel, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Mediat vendase shkruajnë se policia ishte vënë në ndjekje të shqiptarëve, të cilët akuzohen se kanë kryer disa grabitje në zone.
Por në ndjekje e sipër, shqiptarët përplasën me mjetin e tyre makinën e forcave të policies dhe më pas nisën arratinë më këmbë.
Ata humbën në zonat pyjore, por u ndoqën me helikopter nga autoritetet dhe dy prej tyre u kapën. I treti u arratis.