Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj: Sulmojnë patronazhistin se ishte aktivisti më i shkëlqyer i fitores tonë. Fitore 5-0 në të gjithë qarkun

12:48 / January 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut të Tiranës vlerësoi punën e aktivistëve dhe të patronazhistëve për të përcjellë në çdo derë lajmin e punëve të mira që bëhen në qytet. Në festën për 31 vjetorin e ditëlindjes së FRESSH, Veliaj theksoi se ata e sulmojnë patronazhistin pasi ka qenë aktivisti më i shkëlqyer i fitores së PS në zgjedhjet e fundit.

“Sot është data 15 Janar dhe ndërkohë kemi një datë tjetër që është data 15 Maj, ku ne duam që të gdhihemi fitimtarë, 5 me 0 në të gjitha bashkitë e qarkut tonë. Sot jemi në një situatë ku po të shohësh kundërshtarët tanë sulmojnë strategjitë tona që funksionojnë më mirë, se ndryshe nuk do i sulmonin. Patronazhisti është ai çuni dhe ajo goca që të vjen tek dera në kohën e pandemisë dhe thotë ja një kuti me ushqime, ja qesja me ilaçe, ja të të mas tensionin dhe temperaturën për një të moshuar. Patronazhsisti ishte ai që shkonte derë më derë dhe thoshte çfarë ndihme ke nevojë mbas tërmetit, ku ke probleme me çatinë, ku ke probleme me murin,ku ke probleme me humbje dhe pasoja që mund të kesh pasur me tërmetin. Ata e sulmojnë patronazhistin se në fakt patronazhisti ishte aktivisti më i shkëlqyer i fitores tonë të fundit. Ndaj dhe unë besoj që ne do të kemi një betejë në çdo rrugë, në çdo lagje, e derë, por do kemi dhe një betejë në çdo telefon dhe në çdo rrjet social për të treguar diferencën”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se PS është forca që i hap derën dhe i jep një mundësi të re çdo të riu dhe të reje për të ecur përpara dhe për të kontribuar për vendin.

“Partia Socialiste, kjo familje e madhe që i jep besimin çdo djali dhe çdo vajze të re, që të bëhet dikushi. Përpara disa vitesh Edi Rama dhe PS ma dha mua këtë shans. As tapetin e kuq as derën nuk ma hapte dot një i afërmi im. Derën, mundësinë, për t’i shërbyer këtij viti dhe për të qenë në dobi të këtij qyteti ma dha Partia Socialiste e Shqipërisë. Ndaj ju dua të gjithëve në këmbë se nëse Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Edi Rama I dhanë secilit një mundësi që të shkëlqejë, që të shërbejë, që të ecë përpara, ka ardhur koha që secili prej nesh t’i japë mbështetje Edi Ramës dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë në datën 14 maj, në zgjedhjet lokale”, deklaroi Veliaj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.