Gjykata e Lartë zgjedh zëvendësuesen e Vitore Tushës, dhe është Holta Zaçaj e cila emërohet në Gjykatën Kushtetuese.
Pas përfundimit të procesit të votimit, Holta Zaçaj dhe kandidatja Elsa Miha siguruan të dyja nga 6 vota. Ndërsa 3 vota u shpallën të pavlefshme. Në këto kushte kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, konsiderohet i zgjedhur.
Ky vendim i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare.