Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas 18 vitesh takohet live me nënën biologjike, Luis Sheta merr mesazhin prekës nga i vëllai

20:19 / January 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
63c6df408fdc8LUISI QAN 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luis Sheta doli nga jetimorja e Shkodrës, sapo mbushi 18 vjeç dhe iu drejtua emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report TV në kërkim të tre vëllezërve te tij. Ai dërgoi një mesazh në adresë të emisionit, ku rrëfente sesi u braktisën nga nëna biologjike dhe u rritën nëpër jetimore. I ftuar në studio, pasditen e kësaj të marte, ai përjetoi jo pak emocione të forta.
Luis Sheta: Do Zoti i takoj sot. Po s’i takova sot i humba shpresat…

Pas kërkimeve intensive bërë nga stafi për tre vëllezërit, u arrit në gjurmët e njërit prej tyre. Moderatorja Odeta Dume i komunikoi live Luisit lajmin e gjetjes së 12-vjeçarit, i cili ndodhej në ’Shtëpinë e Fëmijës’, Sarandë. Për shkak të rregullave institucionale, ai nuk mundi të ishte i pranishëm në studio, por dërgoi disa foto ndër vite. Emocione të forta për Luisin, ndërsa iu drejtua me fjalë zemre. I vëllai e surprizoi me një letër të ndjerë, ndërsa Luisi hapi zarfin me duart që i dridheshin dhe lexon mes rreshtash me lot në sy.

12-vjeçari: Përshëndetje Luis më ka marr malli. Unë mezi pres të takoj dhe të puth nga larg. Së shpejti do të largohem për të jetuar më prindërit që më kanë birësuar, por unë s’do të harroj kurrë. Jam me fat që të gjeta dhe të kam përgjithmonë në zemrën time.
Luis Sheta: Të du shumë. Inshallah përqafohena së afërmi, bashkë edhe me vëllezërit e tjerë’.

Pasi njohu vëllanë e tij më të madh, 12-vjeçari mëson nga emisioni se ka edhe dy vëllezër të tjerë, për të cilët ’Pa Gjurmë’ premtoi se shumë shpejt do t’i gjejë. 
Të vështira ishin minutat në vijim, kur ’Pa Gjurmë’ surprizon 18-vjeçarin duke i sjellë në studio live nënën biologjike. Rajmonda Sheta u gjet pas shumë kërkimeve dhe përballë të birit, ajo tregon arsyet e braktisjes së katër fëmijëve. 45-vjeçarja jeton në kushte të mjerueshme në Tiranës, ndërsa gjendja e saj fizike dhe mendore nuk është fort e mirë.   

Odeta Dume: Rajmondën ne e kemi gjetur. Ajo nuk e mban mend imazhin tënd, por ka shumë dëshirë të të takojë. Ke ti dëshirë ta takosh Luis?
Luis Sheta: Po, kam dëshirë…
(Rajmonda vjen dhe hyn në sudio…qajnë të dy)

Rajmonda Sheta: Unë i dorëzova në jetimore se nuk kisha mundësi të rrisja vetë. Luisin nuk e mbaja mend. Kam dashur t’i takojë, por nuk kam mundur. Nuk i kam lënë rrugëve fëmijët e mi, por kam ndenjur vetë rrugëve… Dua të rri afër djalit… (qan)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Aeroporti i Vlorës: Si u bllokua projekti 103.9 milionë euro dhe pse shteti po zgjidh kontratën

17:01 / August 5, 2026

Pjesa e raketës Falcon 9 e SpaceX përplaset me Hënën me 8 mijë km/orë dhe peshë rreth 4 tonë

15:21 / August 5, 2026

Harta e re territoriale, PS nis konsultimet me bashkitë: 60 ditë afat për të dhënë qëndrimin

14:21 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.