Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Statusi i investitorit strategjik, Jorida Tabaku: Rrezikohet të përdoret nga PS-ja në fushatë

11:42 / January 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1674034006 Screenshot4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

këtë të mërkurë Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat po diskuton propozimin e ardhur nga PD-ja, të deputetes Jorida Tabaku të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 55/2015, “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Nga ana tjetër, Tabaku tha se statusi i investitorit strategjik, rrezikohet që të përdoret nga PS-ja në fushatë.

“Kam propozuar që afati për paraqitjen e kërkesave nga subjektet e interesuara të ndryshohet duke përcaktuar si afat datën 1 janar 2023 dhe për rrjedhojë, çdo projekt që do të paraqitet jashtë këtij afati të refuzohet apriroi nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.

Miratimi i këtij Projektligji, i cili nuk parashikon asnjë efekt financiar për Buxhetin e Shtetit, do t’i mbyllte rrugë çdo përpjekje që kompani apo biznese të lidhura me nivelet e larta drejtuese të shtetit apo qeverisë, si dhe funksionarë të lartë që fshihen pas këtyre bizneseve të përfitojnë pasuri të cmuara shtetërore, duke u përjashtuar njëkohësisht nga detyrimet tatimore.

Nga ana tjetër, dhënia fund e këtyre praktikave që shihen me dyshim edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian, siç është komunikuar nga qëndrimi i Delegacionit të BE-së në Tiranë së fundmi, lidhur me projektin e Portit të Durrësit, është një sinjal pozitiv në kuadër të procesit të negociatave”, tha Tabaku.

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.