Autoritetet britanike kanë arrestuar në Rhyl një 30-vjeçar shqiptar, pasi u kap duke rritur bimë kanabisi. Droga kapte vlerën e 848 mijë paundëve.
Arnold Hazizi, 30 vjeç, është ngjitur në çati kur policia bastisi shtëpinë e tij, por ka hedhur në tokë dy telefona celularë që kishin mesazhe, të cilat e lidhnin atë me trafikantë droge.
Pasi u arrestua, Hazizi pranoi në sallën e gjyqit se kultivonte kanabis dhe gjykata e dënoi me 22 muaj burg. Ai kërkoi dhe azil nga shteti britanik por gjykatësi tha se Hazizi do të deportohet në Shqipëri menjëherë pas përfundimit të dënimit.
Në gjykatë Hazizi deklaroi se në Shqipëri kishte punuar në fermën e tij familjare, por për shkak të borxheve ishte detyruar të shkonte ilegalishtnë Britaninë e Madhe. Ai pretendoi se qëndroi fillimisht te një mik i tij i quajtur Miri në Mançester dhe punoi për të.