Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pro liderëve autokratë si Vuçiç? PE-ja kërkon hetim për komisionerin e BE, Oliver Varhelyin

10:03 / January 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic varhelyi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetët e Parlamentit Evropian duan një hetim të pavarur për komisienerin e zgjerimit, Oliver Varhelyi. Ata dyshojnë se progresraportet kanë favorizuar autokratët. Ata shprehin shqetësimin se ai favorizon presidentin serb pro rus, Alexander Vuçiç. Eurodeputetët i kërkojnë komisionit të BE-së të nisë një “investigim të pavarur dhe të paanshëm” për të parë se a është politika dhe sjellja e komisionerit të zgjerimit Oliver Varhelyi, në kundërshtim me kodin e sjelljes së Komisionit dhe të BE.

Grupi S&D, i socialistëve dhe demokratëve, në Parlamentin Evropian, i cili promovoi peticionin, tha se ishte “i alarmuar nga lajmet” për veprimet e komisionerit. “Komisioneri Várhelyi vazhdimisht relativizon sulmet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ndaj demokracisë dhe mbështet veprimet separatiste të Milorad Dodik”.

Ky grup, i dyti për nga madhësia në Parlamentin Evropian, thotë se e ka “pranuar kandidaturën e komisionerit Várhelyi me kusht që ai të veprojë vetëm në interes të të gjithë BE-së. Jo në interes të qeverisë së Budapestit. Tani, pas tre vjetësh në detyrë, ka arsye serioze për të besuar se komisioneri po ndjek axhendën e (Viktor) Orban”, është shprehur eurodeputeti holandez Thijs Reuten, një nga bashkëhartuesit e raportit.

“Roli i Komisionit Evropian është të mbrojë integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të garantojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë. Jo anasjelltas”, thekson S&D.

Komisionieri i zgjerimit Varhelyi konsiderohet si njeriu i Orbanit në Bruksel dhe është kritikuar edhe më parë për sjellje miqësore dhe të butë ndaj autokratëve të Ballkanit, sidomos presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Oliver Varhelyin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.