Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hoxha shpjegon kategorizimin e tradhtisë: Ndryshe të jetë imoral një i pamartuar, ndryshe një në moshë të thyer

16:12 / January 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hajredin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tradhtia në të ’60-at, ishte tema e diskutimit mes hoxhës Hajredin Dizdari, Petri Bozos dhe Dr. Shkëlqim Balilit. Ky i fundit, më herët gjatë programit, sqaroi nga ana biologjike se mashkulli është aktiv seksualisht deri në moshën 80-vjeçare dhe shpesh, arsyeja pse tradhton janë marrëdhëniet seksuale me një person më të ri në moshë se sa bashkëshortja.

Në aspektin fetar, hoxhë Hajredin Dizdari tha në Klan tv se tradhtia nuk tolerohet, por shkelja e kurorës është e kategorizuar. Sa më i madh në moshë të jetë personi, aq më e rëndë është tradhtia.

Hoxhë Hajredin Dizdari: Unë nuk mendoj që tradhtia është e justifikueshme aq më tepër kur ajo ndodh në një moshë kaq të madhe. Për sa i përket anës fetare, asnjëherë njerëzit imoralë nuk kanë qenë njerëz të cilët janë justifikuar për imoralitetin  e tyre përpara Zotit. Zoti gjithmonë e ka ndëshkuar imoralitetin e njeriut. Për sa i përket moshës, para Zotit, aq më keq kur tradhtia ndodh në një moshë aq të madhe për shkak se profeti Muhamed kur përmend njerëzit që tradhtojnë, i kategorizon. Është ndryshe të jetë imoral një person i cili është i pamartuar, është ndryshe të tradhtojë kurorën një person i cili është i martuar dhe aq më keq të tradhtojë kurorën një person i cili është i martuar dhe në moshë të madhe, madje në një shkrim profetik, profeti tha që mëshira e Zotit nuk e mëshiron ditën e gjykimit Zoti atë njeri i cili në moshë të madhe, në moshë të thyer, ka kryer imoralitet.

Agida Koçi: Po çfarë ndryshimi përbën mosha nëse tradhtia është po i njëjti fenomen?

Hoxhë Hajredin Dizdari: Po në moshë të madhe, është e dijshme besoj që njeriu nuk e ka fuqinë dhe tërheqjen siç e ka në rininë e tij, për këtë arsye është bërë  një klasifikim në fe dhe Zoti e ka bërë këtë klasifikim dhe e ka njohur që i riu është ai i cili është më i prirur të ketë marrëdhënie të tilla sesa një person që është i thyer në moshë dhe besoj që doktori e sqaron këtë gjë edhe më mirë.

Hajredin Dizdari Petri Bozos dhe Dr. Shkëlqim Balilit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.