Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fshehën pagat, tatimet nisin kontrollet tek bizneset deri në 5 punonjës

18:33 / January 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatimet 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bizneset që janë konstatuar me nëndeklarim pagash apo mosdeklarim punonjësish, do duhet që t’i kthejnë administratës tatimore pagesat e munguara. Referuar planit të ndjekur nga njësia kundër informalitetit e cila u ngrit më 5 janar 2022,  u konkludua se nga 19 subjekte në fushën e arsimit, tregtisë, ndërtimit, sigurimeve, mediave të planifikuara për të verifikuar gjendjen e deklarimit të pagave për punonjësit e tyre, rezulton të gjithë këta tatimpagues i detyrohen buxhetit të shtetit një shumë prej 49. 7 milionë lekësh apo 426 mijë eurosh për të gjitha llojet e taksave.

Ndërkohë, në dokumentin e reforma ekonomike 2023-2025, ku pasqyrohen këto të dhëna, thuhet se nga informacionet e marra për 41 individë që janë audituar ose janë në proces auditimi nga Drejtoria e Kontrollit të Specializuar, detyrimet e tyre rezultojnë në 1.5 milionë lekë apo 13 mijë euro.

Krahas grupit të tatimpaguesve që po trajtohen nga Njësia e Informalitetit, Administrata Tatimore ka miratuar Planin Sektorial –“Miratimi i masave në lidhje me informalitetin në tregun e punës”, ku janë përcaktuar listat e tatimpaguesve me vetëm 1 punonjës të deklaruar, që rezultojnë në 37.643 tatimpagues ose 57% e totalit të tyre dhe lista e tatimpaguesve me 2-5 punonjës të deklaruar dhe 100% e tyre me pagë minimale që rezulton me 24. 977 tatimpagues me 63.299 punonjës.

Objektivi është pas kontrolleve të arrihet një rezultat me një përmirësim 5-10% të numrit të punonjësve të deklaruar për tatimpaguesit me 1 punonjës dhe një ulje 10-20% të punonjësve me pagë minimale.

Në dokument thuhet se fokusi do të jetë rritja e deklarimit të pagave në tregun e punës dhe vijimi i kontrolleve në subjekte të fushës së sigurimeve, medias dhe arsimit, të cilët kanë rezultuar me parregullsi gjatë auditimeve të para të kryera nga Njësia AntiInformalitet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtarë, 90 minuta takim me dyer të mbyllura

11:37 / September 28, 2026

Kosovë/ Hamza: Nëse kalon projektligji për Specialen, jemi të hapur të diskutojmë për presidentin

11:34 / September 28, 2026

Ambasadorja e BE: E ardhmja evropiane e Shqipërisë po bëhet gjithnjë edhe më e prekshme

11:29 / September 28, 2026

“Të mërzitesh prej Shqipërisë nuk ndodh”/ Raportuesi i PE-së për Shqipërinë vlerëson vendin, Rama ndërhyn me humor: “Mos e zgjat, kam një takim me gjermanët”

11:26 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.