I dënuari me burgim të përjetshëm, Aldo Bare ka kërkuar në gjykatën e Elbasanit përmes avokatit të tij, uljen e dënimit për vitet 2014-2021 referuar Ligjit për trajtimin e të burgosurve.
Sipas avokatit duke patur parasysh amnistinë e vitit 2014, ligji parashikon uljen e dënimit me 45 ditë kalendarike për të burgosurit.
Avokati i Bares ka bërë kalllëzim penal në Spak dhe për trupën e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për atë që e cilëson vendimi i paligjshëm ndaj klientit të tij. Një ankesë është bërë dhe në ILD për shkelje të ushtrimit të detyrës pasi nuk është zbatuar Vendimi nr 27 i vitit 2017 i Gjykatës Kushtetuese.