Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çështja e detit me Greqinë, Begaj: I ndërtojmë marrëdhëniet bazuar në reciprocitet

18:41 / January 20, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka folur në lidhje me çështjen e detit me Greqinë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Begaj u shpreh se do të respektojë kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të Drejtën Ndërkombëtare, duke marrë parasysh edhe fqinjësinë e mirë.

Ai u pyet nga VOA në lidhje me deklaratën e pak javëve të parë të ministres së Jashtme Olta Xhaçka për nisjen e bisedimeve me Greqinë.

“Autorizimi që ju përmendet do të lëshohet konform kërkesës nga ana e ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe do të lëshohet nga unë, siç e përmenda më parë, në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të marrëveshjeve dhe të Drejtës ndërkombëtare”, deklaroi Begaj.

Pjesë nga intervista

Zëri i Amerikës: Zoti President! Më lejoni të ndalem tek një tjetër temë, ajo e marrëdhënieve më Greqinë, një vend anëtar i Bashkimit Europian si dhe fqinj i rëndësishëm i Shqipërisë. Pararendësi juaj, zoti Meta, ka ngritur një seri pikëpyetjesh ndaj qeverisë, pasi kjo e fundit vendosi që për çështjen e detit me Greqinë t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ju a jeni informuar për këtë çështje dhe si e vlerësoni ecurinë e deritanishme të këtij procesi?

Presidenti Bajram Begaj: Vendi ynë ka raporte të mira me të gjithë fqinjët. Këtu hyn edhe Greqia. Greqia fqinje është një partner strategjik për vendin tonë, po ashtu një partner shumë i rëndësishëm ekonomik. Ne jemi vend aleatë në NATO dhe i ndërtojmë marrëdhëniet bazuar në reciprocitet dhe në respekt të njëri tjetrit. Historia dhe kultura e lashtë e të dy vendeve, si dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ashtu edhe komuniteti grek në Shqipëri, janë ura të forta lidhëse të këtij bashkëpunimi dhe miqësie. Për çështje të hapura, si kjo që ju sapo përmendët, unë shprehem që, çdo çështje e re apo e vjetër, e lidhur me shtetin grek, do ta trajtoj në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të marrëveshjeve dhe të Drejtës ndërkombëtare, kuptohet, në respekt të fqinjësisë së mirë, reciprocitetit dhe si aleatë në NATO.

Zëri i Amerikës: Ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, tha pak javë më parë se Shqipëria po përgatitet për të nisur bisedimet me Greqinë për çështjen e detit, për të gjetur kompromisin me Greqinë mbi pyetjet, që do t’i drejtohen gjykatës. Për këtë duhet të merret një autorizim nga ana juaj. A keni patur kontakte me ministrinë e jashtme? A është kërkuar ky autorizim?

Presidenti Bajram Begaj: Kam informacionin që ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka zhvilluar konsultime diplomatike në lidhje me detajet dhe procedurat në vijim, se si do të zgjidhet kjo çështje. Autorizimi që ju përmendet do të lëshohet konform kërkesës nga ana e ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe do të lëshohet nga unë, siç e përmenda më parë, në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të vendimeve rë Gjykatës Kushtetuese, të marrëveshjeve dhe të Drejtës ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Zoti President, ju zhvilluat një vizitë në jug pak kohë më parë. Mediat këtu njoftuan, se rrugës për në Bashkinë e Finiqit ju nuk ndaluat atje, ndonëse Kryetari i Bashkisë ju priste. Mediat greke e komentuan këtë, si një arsye që lindi nga fakti, se aty po valëvitej flamuri grek. Çfarë ndodhi realisht?

Presidenti Bajram Begaj: Para një muaji, ndoshta pak më shumë, kam bërë një vizitë në bashkitë e jugut, dhe në këtë tur vizitash ishte planifikuar dhe vizita në bashkinë e Finiqit. Së bashku më kryetarin e bashkisë së Finiqit, Prefektin e qarkut dhe deputetë të zones, kam zhvilluar një vizitë në parkun arkiologjik të Finiqit, dhe më pas u takuam dhe bashkëbiseduam me një grup qytetarësh të bashkisë Finiq, për çështje të ndryshme që ata i shqetësonin më shumë. Me këtë rast unë i bëj thirrje çdo shqiptari, që të bëjë një vizitë në parkun arkeologjik të Finiqit. Është pjesë e trashëgimisë tonë kulturore. Mendoj, që është park i harruar, por duhet të bëhet më shumë, që tur-operatorët, turistët, njerëzit e tjerë të shkojnë ta vizitojnë si çdo atraksion tjetër turistik në vendin tonë. Sa i përket të tjerave, unë si President i Republikës, jam i detyruar të zbatoj Protokollin shtetëror, ceremonialin e Republikës së Shqipërisë dhe Ligjin për simbolet në Republikën e Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Një gjë tjetër që ra në sy gjatë vizitës tuaj, koeçidencë apo jo, ishte se ajo u zhvillua dy ditë para vizitës së kryeministrit grek në zonat minoritare…

Presidenti Bajram Begaj: Ju siguroj, ishte thjesht rastësi, dhe nuk ka vend për asnjë teori konspirative.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.