Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shoferët e “vjetër”, më të papërgjegjshëm se të rinjtë

12:20 / January 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksident 1 698x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përgjatë vitit 2021 janë regjistruar 1,376 aksidente rrugore nga të cilat kanë rezultuar 1,860 persona të përfshirë në aksidente. Në 84,7% të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Por cilët shoferë janë më të përgjegjshmit në timon? Sipas shifrave nga “Instituti i Statistikave” shoferët të cilët kanë më shumë eksperiencë në timon bëjnë më shumë aksidente rrugore se ato të cilët kanë eksperiencë më të shkurtër në drejtimin e mjetit.

Gjatë vitit 2021 drejtuesit e mjeteve me mbi 9 vite eksperiencë kanë kryer 525 aksidente dhe krahasuar me vitin 2020 ky tregues është rritur me 22.7%. Ndërkohë, nëse këtë shifër e llogarisim në peshë kundrejt totalit të aksidenteve të ndodhura përgjatë vitit 2021, shifrat e përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se 38.2% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e drejtuesit të mjetit me eksperiencë mbi 9 vite.

Aksidentet nga drejtuesit me eksperiencë 0 deri në 3 vite zënë 19.5% të peshës së aksidenteve në total për vitin 2021 dhe në shifra absolute janë regjistruar 269 aksidente. Krahasuar me vitin 2020, aksidentet nga drejtuesit me eksperiencë 0 deri në 3 vite kanë pësuar rritje me 33.8%. Rënie kanë pësuar aksidentet nga shoferët me eksperiencë nga 3 deri në 6 vjet me 28.7%, nga 289 aksidente gjatë vitit 2020, në 206 aksidente në vitin 2021.  Gjatë vitit 2021 janë kryer 87 aksidente nga drejtues mjeti pa leje drejtimi. Shqetësues është fakti se, krahasuar me vitin 2020, ky tregues është rritur me 38.1%. Ndërkohë, në 86 aksidente të ndodhura në vitin 2021 shkaktarët janë larguar nga vendi ngjarjes.

Sa i përket aksidenteve gjatë ditëve të javës, sipas të dhënave, e premtja dhe e shtuna kanë regjistruar më shumë aksidente gjatë vitit 2021 me 210 dhe 206 të tilla. Nëse flasim për ndyshimin vjetor nga viti 2020 në vitin 2021, e shtuna ka rritjen më të madhe të aksidenteve. Pra, aksidentet që ndodhin ditën e shtunë janë rritur me rreth 30% në harkun kohor të një viti, ndërkohë me rënie paraqiten aksidentet të ndodhura ditën e mërkurë me 5.3%. Por në cilën ditë ndodhin më pak aksidente? Të dhënat thonë se dita e martë ka regjistruar më pak aksidente gjatë vitit 2021, me 175.

“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe aksidentet rrugore sipas orës së ndodhjes së tyre. Gjatë vitit 2021 numri më i madh i aksidenteve ka ndodhur gjatë darkës, deri në masnatë, me 301 aksidente, ndjekur nga orari i paradites mes orës 08:00 dhe 12:00. Regjistrohen 288 aksidente gjatë kësaj fashe orare, ndjekur nga ora 14:00 me 17:00, gjatë së cilës regjistrohen 257 aksidente. Aksidentet nga ora 19:00 deri në orën 24:00 kanë shënuar rritjen më të madhe, krahasuar me vitin 2020, me 29.2%.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Aeroporti i Vlorës: Si u bllokua projekti 103.9 milionë euro dhe pse shteti po zgjidh kontratën

17:01 / August 5, 2026

Pjesa e raketës Falcon 9 e SpaceX përplaset me Hënën me 8 mijë km/orë dhe peshë rreth 4 tonë

15:21 / August 5, 2026

Harta e re territoriale, PS nis konsultimet me bashkitë: 60 ditë afat për të dhënë qëndrimin

14:21 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.