Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish për rastin e Ervis Martinajt, fati i të cilit ende nuk është zbardhur.
Në një intervistë televizive, Hoxha u shpreh se në këtë periudhë vrasjet janë “zhdukur si me thikë”, ndërsa shtoi se klani i Martinajt ka dalë nga loja dhe nuk ka më pushtet në Shqipëri.
“Autoritetet tona ende nuk kanë një përgjigje, por versioni i tyre është afër me atë që kanë thënë unë. Kemi të bëjmë me një rrëmbim, zhdukje dhe eliminim fizik. Janë futur shumë pista, ka shumë kontrolle. Por ende nuk ka një përgjigje zyrtare se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinaj. Tani rrethi i tij është jashtë loje tani, pas zhdukjes së tij, vrasjet u zhdukën si me thikë.”