Sot janë zhvilluar mbledhjet e para të 5 KZAZ-ve në Dibër, Bulqizë, Mat e Klos. Një ditë më parë KQZ vendosi ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet, për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
Përfaqësues të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kishin njoftuar antarët e KZAZ-ve të propozuar nga degët lokale të Partisë Socialiste të katër bashkive të rajonit. Tri bashkitë e djathta dhe një e majtë i janë përgjigjur pozitivisht shkresës së KQZ-së për vënien në dispozicion të komisioneve lokale të mjediseve të punës.
Partia Demokratike nuk ka paraqitur ende komisionerët e saj, sakaq mësohet se individë të pavarur kanë aplikuar pranë KQZ-së për të qenë antarë. Ato nuk janë thirrur dje, por KQZ ka përzgjedhur mes tyre një sekretar për cdo KZAZ. Në bashkitë tek socialistët kanë nënkryetarin, sekretarin dhe tre antarë, ndërsa ato cift socialistët kanë kryetarin dhe tre antarë.

Pas interesimit të Prefektit të Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, katër bashkitë kanë përcaktuar edhe VNV (Vend Numërimet e Votave), duke dhënë edhe detaje për ambjentet e vëna në dispozicion të KZAZ-ve, për numërimin e votave të 30 qershorit 2019. /tirananwes.al/
