Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

‘Na kërkoi lekë për probleme shëndetësore’, familjarët e Luizit reagojnë pas deklaratës së noterëve

20:58 / January 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luiz ejlli 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot në Fan Club ishin të ftuar dy noterë, Artan Treska (ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës) dhe Fatmir Laçej (nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve), të cilët treguan se pse Luizit i është hequr licensa e noterit.

Noterët pretendojnë se përmes një kërkese zyrtare në vitin 2018 Luizi ka kërkuar lekë nga Dhoma e noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra. “M’u duk e habitshme kur e dëgjova. Nuk më erdhi mirë. Në fund të ditës ka qenë pjesë e komunitetit tonë dhe një noter nuk mund të gënjejë. Në dokument nuk ka cilësuar as tumor as asgjë tjetër. Vetëm probleme shëndetësore”, tha noteri.

Lajmet se Luizi mund ta ketë përdorur sëmundjen dhe më parë për të fituar para kanë sjellë një reagim nga familjarët e tij. Ato kanë bërë një status në rrjete sociale ku kanë shkruar se dikush po mundohet t’i prishë imazhin këngëtarit në një kohë kur ai nuk është prezent për të dhënë shpjegimet e tij apo për t’u vetëmbrojtur.

“Shumë fjalë të thëna publikisht në vendin jo të duhur dhe në momentin e gabuar! Ne një moment kur publiku do dhe vlerëson një Artist, dikush mundohet t’i uli dhe prishi imazhin! Nuk mund të flasim kaq kollaj nëpër media e portale duke ngitur ‘akuza’ për një person i cili së pari nuk është prezent dhe mbi të giitha s’ka mundësinë dhe “lirinë e fialës” të mbrohet e të japi shpjegimet e tij. Prandaj prisni njerëz, çfarë ju nxiton? Koha është e shkurtër dhe ditët e gjata”, shkruhet në reagim.

luiz

leke luiz ejlli noter
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.