Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vjen në jetë bebja ‘gjigante’ në Brazil, peshonte plot 7.3 kg

22:35 / January 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bebiii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur lindi peshonte 7 kg e 328 gramë dhe konsiderohet foshnja më e madhe në Amazonë. Një nënën e re 27-vjeçare, Cleidiane Santos dos Santos, mbërriti në qendrën mjekësore për të sjellë në jetë fëmijën e saj, e cila u konsiderua si “ bebja gjigande”.

Fatmirësisht proçedura mjekësore ka përfunduar pa probleme për nënën, e cila ka mundur të sjellë në jetë fëmijën. E lindur mbipeshë, gjendja shëndetësore e foshnjës është e qëndrueshme dhe konsiderohet një i porsalindur i shëndetshëm.

Nëna, Cleidiane Santos dos Santos, 27 vjeçe, është banore e Parintins, ka pesë fëmijë dhe ishte në javën e 40-të të shtatzënisë. Ajo thotë se përmasat e fëmijës e kanë befasuar, por ndjesia për të parë të shëndoshë fëmijën e saj ishte e papërshkrueshme. Ajo falënderoi stafin e spitalit për ndihmën e dhënë.

“Nuk e prisja këtë surprizë, mendova se do të ishin katër kilogramë, por doli shtatë kilogramë. Dua të falënderoj ekipin e spitalit Padre Colombo, i cili më jep forcë dhe më trajton shumë mirë, që kur erdha këtu, po të mos ishin ata, nuk e di se çfarë do të ishte bërë me mua. Kështu që e falënderoj secilin”, tha nëna e fëmijës.

Nga ana tjetër, qendra mjekësore nisi një fushatë për të ndihmuar çiftin, pasi rrobat që u blenë nuk u përshtateshin dhe kishin nevojë për rroba të reja.

beb

bebja Brazil gjigante
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.