Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Osmani takon Papë Françeskun: Njohja nga Vatikani kontribuon në avancimin e raporteve shekullore

14:25 / January 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në audiencë private nga Papë Françesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Kurse, pas takimit ka shkruar se synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në avancimin e mëtejmë të raporteve shekullore.

Osmani ka shkruar në Facebook se thellimi i mëtejmë i raporteve me Vatikanin dhe zgjerimi i bashkëpunimit në shumë fusha janë orientimi i përbashkët.

“E lumtur të pritesha në audiencë private nga Papë Françesku në Selinë e Shenjtë. Papën e njoftova me vendosmërinë tonë për ta kultivuar e promovuar më tej paqen, harmoninë dhe bashkëjetesën ndërmjet njerëzve, si vlera të popullit tonë, mbi të cilat janë kultivuar e ruajtur prej afro dymijë vjetësh edhe raportet tona me Selinë e Shenjtë.

Në mënyrë të veçantë e falënderova Atin e Shenjtë për kujdesin që ai po tregon ndaj Kosovës dhe e falënderova për vendimin e tij të para pesë vjetëve, që Administratën Apostolike ta ngrinte në nivel të dioqezës. Ishte kënaqësi e veçantë po ashtu që të shkëmbeja me të pikëpamjet mbi orientimin euroatlantik të Kosovës dhe progresin e vendit tonë drejt këtij synimi.

Thellimi i mëtejmë i raporteve me Vatikanin dhe zgjerimi i bashkëpunimit në shumë fusha janë orientimi ynë i përbashkët. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në këtë drejtim dhe në avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore”, ka shkruar ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse qeveria suedeze po ndalon përdorimin e ChatGPT dhe Claude

22:56 / November 3, 2026

Gjashtë ditë pas aksidentit tragjik hekurudhor me 69 viktima në Spanjë, jep dorëheqjen ministri i Transportit

22:20 / November 3, 2026

Defekt në makineritë e votimit në Nju Jork, deri në 250 mijë fletë votimi nuk skanohen

20:58 / November 3, 2026

Nga triumfi i demokratëve te surpriza republikane, BBC zbërthen 3 skenarët e zgjedhjeve në SHBA

20:40 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.