Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Grabitja e Rinasit: Prokuroria nis hetimin për shpërdorim detyre të zyrtarëve

22:06 / April 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tunelet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka regjistruar grabitjen e Rinasit të më shumë se 6.5 milionë eurove për 4 vepra penale. Grabitje me armë, prodhim municionesh, grup i strukturuar kriminal si edhe shpërdorim detyre.

Vepra e fundit, sipas burimeve, është regjistruar për të vendosur para përgjegjësisë strukturat dhe zyrtarët përgjegjës të institucioneve që kishin përgjegjësi për të garantuar sigurinë në Areoportin “Nënë Tereza” pa lënë jashtë verifikimit edhe tre bankat që ranë pre’ e sulmit menjëherë pasi kishin dorëzuar në aeroport disa milionë euro që do të transportoheshin më pas nga Shqipëria drejt Vjenës.

 Prokuroria thotë se ka rihapur dosjet e pezulluara për Admir Muratajn, i dyshuar edhe për 3 grabitje të tjera, por që çështja nuk u gjykua ndaj tij pasi ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar. Rihapja e dosjeve për grabitësin e vrarë gjatë shkëmbimit me armë zjarri ne fakt kryhet për të verifikuar edhe një herë edhe persona të tjerë që përmenden aty, disa prej të cilëve janë të paidentifikuar e disa të tjerë janë në kërkim.

 TCH shkruan se përveç 4 grabitësve që shfaqen në kamera duke rrëmbyer mbi 6.5 milionë euro, Admir Murataj ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë në sulmin e fundit të grabitjes, përfshi njërin prej tyre që me shumë mundësi i ka pritur me furgon tjetër në afërsi të Urës së Brarit, një person i dytë që ka djegur një makinë në Bathore për të çorientuar policinë, e cila ra në kurthin e grabitësve duke kërkuar në krahun e kundërt, në kohën që autorët udhëtuan drejt fshatit Drithas.

Pikërisht në tunelet e këtij fshati autorët qëndruan deri në mesnatë, kur edhe i vunë zjarrin makinës së tyre dhe u larguan sërish në drejtim të paditur.

aeroport Grabitja hetime Prokuroria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.