Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjermania e Polonia u hapin rrugë tankeve drejt Ukrainës

23:24 / January 23, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
annalena
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjermania u zotua se do t’i lejojë Polonisë t’ia dërgojë Ukrainës tanket e shumëpërfolura gjermane “Leopard”, që konsiderohen vendimtare në luftën e forcave ukrainase kundër Rusisë pushtuese. Moska ndërkohë ka dëbuar ambasadorin e Estonisë, duke përshkallëzuar përplasjen diplomatike me Bashkimin Evropian

Polonia do t’i kërkojë Gjermanisë leje për dërgimin e tankeve “Leopard” Ukrainës, ka deklaruar të hënën kryeministri polak, Mateusz Morawiecki. Varshava po ndërton një koalicion shtetesh të gatshme për të dërguar tanket e prodhimit gjerman në frontin e luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

“Edhe nëse nuk do ta merrnim këtë miratim… ne përsëri do t’i transferonim tanket tona së bashku me të tjerët në Ukrainë. Kushti për ne për momentin është të ndërtojmë të paktën një koalicion të vogël vendesh”, tha Morawiecki.

Polonia ka thënë se do të sigurojë një kompani “Leopardësh” – rreth 14 – por Morawiecki tha se një transferim kishte kuptim vetëm si pjesë e një brigade – një numër i ndryshueshëm, por shumë më i madh. Rreth 20 vende operojnë tankun gjerman, duke përfshirë Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Holandën, Norvegjinë, Austrinë, Spanjën, Suedinë dhe Turqinë.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë se Qeveria e saj do të aprovonte kërkesën eventuale polake për “Leopardët” e famshëm. Ajo ka thënë se Rusia nuk duhet assesi ta fitojë luftën.

“Kjo nënkupton se i gjithë vendi është nën sulm nga regjimi rus dhe kjo tregon se edhe 11 muaj pas fillimit të luftës brutale të agresionit, Putini nuk ka devijuar nga plani i tij vrastar për ta shkatërruar Ukrainën. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që ne si bashkësi ndërkombëtare të bëjmë çmos të zotohemi për mbrojtjen e Ukrainës me qëllim që Ukraina të fitojë”, ka deklaruar Baerbock.

Forcat e armatosura gjermane kanë nisur lëvizjen e dy prej tri skuadroneve të para të sistemeve antiraketore, “Patriot”, premtuar Polonisë. Tri konvoje me 40 makina dhe 150 ushtarë janë nisur të hënën nga Gnoien. Sistemet e mbrojtjes ajrore do të pozicionohen në rrethinën e qytetit juglindor të Polonisë, Zamosc, ku konvojet pritet të arrijnë të mërkurën në mbrëmje. Nga atje, kufiri me Ukrainën ndodhet vetëm 60 kilometra, derisa qyteti më i afërt ukrainas, Lviv, shtrihet vetëm 110 kilometra larg.

Ndërkohë gjatë ditës Rusia ka dëbuar ambasadorin e Estonisë, dhe misionin diplomatik të këtij vendi do ta udhëheqë një i ngarkuar me punë. Ambasadori estonez, Margus Laidre, është urdhëruar që të largohet nga vendi deri më 7 shkurt.

Ministria e Jashtme ruse e ka marrë këtë vendim në shenjë të hakmarrjes për atë që Moska e ka quajtur “hap i ri jomiqësor i Estonisë për të reduktuar në mënyrë drastike përmasat e Ambasadës ruse në Talin”.

Gjermania polonia tanke
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.