Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Moti i keq në Korçë, ndërprerje energjie në disa fshatra. Rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore

09:30 / January 24, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bore korce 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Qarkun e Korçës, gjatë ditës së djeshme dhe natën ka patur reshje shiu me intensitet deri mesatar, ndërsa në lartësitë mbi 1000 m ka patur reshje bore. Sipas njoftimit të Emergjencave, kontraktorët kanë punuar duke kriposur e mirëmbajtur rrugët nacionale dhe ato turistike, për rrjedhojë ato kanë qenë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme.

Për drejtuesit e automjeteve që do të përdorin segmentin Boboshticë-Dardhë rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore, ndërsa segmentet e tjera nacionale janë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme. Edhe rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki janë të kalueshme dhe pa problematika. Për momentin është i bllokuar vetëm segmenti Shtyllë-Qafa e Mashkullorës-Panarit në bashkinë Korçë, për rihapjen e të cilit është duke u punuar me mjetet e bashkisë.

Reshjet nuk kanë ndryshuar prurjet e lumenjve dhe të degëve të tyre furnizuese; ato vazhdojnë të mbeten në kuota normale dhe pa probleme. Nga strukturat e EC në bashki nuk raportojnë problematika të tjera. Lidhur me furnizimin me energji elektrike, njoftohet se ka ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në fshatra të veçantë të bashkisë Pustec vetëm një fshat (Cerje) dhe në bashkinë Maliq zona e Gorës.

Korce moti i keq
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.