Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ministria për shurupet e kollës: Prodhimi indian nuk tregtohet në Shqipëri. Mjekët thirrje për mospërdorim

17:59 / January 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
farmaci ilace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas alarmit të ngritur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në lidhje me përmbajtjen e toksinave në disa shurupe të kollës për fëmijët, Agjencia e Kombëtare e Barnave në Shqipëri deklaron se këto ilaçe të prodhimit indian nuk kanë marrë të drejtën për t’u tregtuar në vendin tonë.

Por prania e barnave kontrabandë në tregun tonë farmaceutik dhe blerja pa recetë, ka shtuar ankthin dhe frikën tek qytetarët veçanërisht në këtë pikë virozash. Ndërsa specialistë të farmako- vigjilencës bëjnë thirrje për marrjen vetëm të medikamenteve me pullë sigurie.

“Agjencia Kombëtare e Barnave siguron popullatën se asnjë nga këto barna nuk tregtohet në Shqipëri”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po konsideron mundësinë për të këshilluar familjet në të gjithë botën për të rishikuar përdorimin e shurupeve të kollës te fëmijët. Në të njëjtën linjë është edhe mjeku pediatër Edi Tusha. Për A2 CNN ai thotë se çdo lloj shurupi kolle nuk duhet dhënë tek fëmijët, veçanërisht nën moshën 2 vjeç.

“Nuk duhen dhënë deri 2 vjeç për arsye se në vend që ta shkurtojnë kollën e zgjasin në kohë kollën. Për shumicën e barnave edhe përshkrimi shurup farmaceutik shpesh herë e thonë, mjeku bën analizë tjetër, por është mirë të mos jepen se në vend që ta ndërpresin e zgjasin atë”.

Por çfarë rekomandon mjeku pediatër në këtë periudhë të ngarkuar më grip dhe viroza të tjera. Mund të largohet kolla edhe pa shurup?

“Në rastet kur fëmija ka kollë më i përdorshmi është aerosoli me solucion fiziologjik me sa më pak barna. Ose kur ka temperaturë të përdoren barna antiinflamatore, janë dhe barna që ulin temperaturën si paracetamoli ose ibuporfeni. Nuk duhet t’i marrin vetë në farmacira edhe për mjekët kam një këshillë që duhet të jenë të vendosur dhe të njohur me barin para se ta japin”.

Një ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm nga të gjitha vendet anëtarë për të parandaluar fatalitete tek fëmijët nga ilaçet e kontaminuara.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.