Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vjedhje me dhunë, mashtrim dhe të dehur në timon/ 11 të arrestuar orët e fundit në Tiranë

16:41 / January 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1667806220xpolicia 284
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

11 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– E. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një biçikletë;

– A. L., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi (daja i tij).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë kapën shtetasen në kërkim Shqiponja Krosi banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Kjo shtetase, gjatë kohës që ka administruar një agjenci turistike, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, duke mashtruar qytetarë të ndryshëm se do t’i pajiste me kontrata pune në vendet e BE-së.

Në pranga sot përfunduan edhe E. B., 20 vjeç, J. V., 20 vjeç dhe A. V., 19 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, të katërt banues në Kamzë, pasi kanë vjedhur sasi nafte, në 2 automjete në pronësi të një subjekti privat. Pas verifikimeve të kryera për këtë rast, ka rezultuar se shtetasi E. B. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjithashtu, u ndalua edhe shtetasi A. Gj., 41 vjeç, banues në Kamzë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një motomjet, në Kashar. Gjatë tentativës për t’u larguar, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka dalë nga rruga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin E. F., 53 vjeç, banues në Golem, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– E. Ll., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– A. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

te arrestuar Tiran
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.