Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trafikonte shqiptarët në Britani, arrestohet anëtari i një bande/ Reagon ministri i Emigracionit: Të vendosur për të çmontuar çdo organizatë kriminale

21:21 / January 26, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
britani1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet britanike kanë arrestuar një person, si pjesë e një bande kriminale që akuzohet për trafikim të qytetarëve shqiptarë. Mediat raportojnë se operacioni është zhvilluar pas një urdhëri të dhënë nga Home Office, si pjesë e hetimit  për të goditur kontrabandën e njerëzve, përfshi këtu shqiptarët.

I arrestuar, emri i të cilit ende nuk bëhet publik është rreth 40 vjeç dhe dyshohet se ka ndihmuar në emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve.

Robert Jenrick, Ministri i Emigracionit tha se “arrestimi i sotëm në mëngjes është një dëshmi e mëtejshme e vendosmërisë sonë të palëkundur për të çmontuar bandat kriminale që përfitojnë nga kontrabandimi i njerëzve në vendin tonë. Sekretari i Brendshëm dhe unë dëshirojmë të nderojmë ekipet tona të përkushtuara që punojnë pa pushim për të prishur këto rrjete dhe për t’i sjellë ato para drejtësisë”.

“Kontrabandistët e njerëzve dhe ata që mendojnë të abuzojnë me ligjet tona të imigracionit nuk duhet të kenë asnjë dyshim se ne nuk do të ndalemi para asgjëje për t’u siguruar që ata të përballen me fuqinë e plotë të ligjit”, tha ministri.

britani EMIGRACIONI trafikim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.