Shumë shtete kanë dhënë mbështetjen e tyre financiare, por edhe me pajisje luftarake në ndihmë ndaj Ukrainës, duke u kujdesur që t’i tregojnë Rusisë që nuk po shpallin luftë kundër saj, por po përkrahin Ukrainën. Së fundmi, Kanadaja është një prej atyre shteteve që është e gatshme të ofroj ndihmën e saj. Kanadaja i bashkohet listës së vendeve që do të dërgojnë tanke Leopard në Ukrainë.
Ministrja e Mbrojtjes Anita Anand ka njoftuar dërgimin e katër prej këtyre tankeve në javët në vijim. Nuk mbetet me kaq pasi Kanadaja do të sigurojë gjithashtu trajnerë, municion dhe pjesë këmbimi, theksoi Ananad, duke e lënë të hapur mundësinë për më shumë dërgesa të tankeve Leopard në të ardhmen e afërt. Theksojmë, që presidenti ukrainas Zelensky i ka falenderuar të gjitha shtetet që kanë ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë dhe kërkon që mbështetjet me pajisje të ndodhin sa më shpejtë të jetë e mundur, pasi Rusia ka sulmuar goditur sërish me sulme ajrore e tokësore Ukrainën, duke sjellë vdekje të civilëve si edhe duke vazhduar të krijojë probleme të mëdha dhe dëmë materiale dhe probleme në infrastrukture e sistem energjitik.