Arrestohet Aristir Dimo, 65-vjeçari i cili dyshohet se përplasi për vdekje me makinë një djalë të ri në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur katër ditë më parë, në unazën e qytetit.
Dimo akuzohet se duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, Fiori Sula, 20 vjeç, i cili po lëvizte me këmbë.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se Dimo është konsull nderi në Bullgari.
