Xhevit Sinani, 75-vjeç, ka qëlluar për vdekje me armë gjahu bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit, si pasojë e një konflikti në familje.
Pas krimit, mësohet se autori ka telefonuar menjëherë fëmijët, të cilëve iu ka treguar ngjarjen e rëndë.
Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit.