Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar me kërkesën e një grupit deputetësh të PD, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla pas seancës plenare kaotike të 26 janarit.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj thotë se kjo nismë për shkarkimin e Zonjës Nikolla “është e pakonsultuar me grupin e PD”.
“{Nëse ne do kishim votat për të hequr Nikollen nuk “shtiem” në ajër shkarkojmë Ramën dhe e mbyllim çështjen e pushtetit. Kësisoj i kursejmë vendit edhe revolucionin”, thekson Gjekmarkaj.
Reagimi i Gjekmarkajt:
Bie dakort me zotin Salianji! Nisma individuale per shkarkimin e Zonjes Nikolla është e pakonsultuar me grupin e PD. Kjo bëhet për të spostuar vemendjen në renditjen e temave politike dhe për ndonjë qokë brënda në PS. Nese ne do kishim votat per të hequr Nikollen nuk “shtiem” në ajer shkarkojmë Ramen dhe e mbyllim çeshtjen e pushtetit. Kesisoj i kursejme vendit edhe revolucionin.
