Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO / Me shokë, vëllai përdhunon motrën:Egërsisht shfryu epshet mbi mua, rashë pa ndjenja

17:43 / January 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
denoncimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

41-vjeçarja trondit me rrëfimin e saj, kur merr guximin të bëjë për herë të parë publike historinë e një incesti në familje. Historia e Anës i kalon kufijtë e njerëzores. E dhunuar barbarisht dhe e detyruar të dalë në rrugë ky nuk ishte për të fundi i marrëzisë.
Ana nga një qytet në veri të Shqipërisë, ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike fillimisht nga vëllai e më pas partneri.
Pasi emigroi në Itali, 25 vite më parë ajo u bë nënë për herë të parë, por braktiset nga bashkëshorti. E mbetur vetëm me foshnjen në një vend të huaj, ngrohtësinë e gjeti tek një djalë me të cilin u njoh rastësisht. Ata vendosën të bashkëjetojnë ndërsa u bënë prindër të tre fëmijëve. Vitet e para për çiftin do të ishin të qeta, deri në momentin kur partneri u bë përdorues i rregullt i alkoolit dhe i lojërave të fatit. Kjo çoi në shkatërrimin e familjes, kur Ana u gjend sërish në udhëkryq. E pamundur të përballonte jetesën, nëna merr fëmijët për të kërkuar azil në shtetin gjerman. Por kjo i kushtoi shtrenjtë, kur partnerie denoncon në polici. Kalimi i paligjshëm me fëmijët në kufi i hapi jo pak probleme 41-vjeçares.
Punonjësit socialë marrin tre fëmijët dhe nëna depërtohet në Shqipëri. Me brengë në zemër dhe kokën pas, rikthimi në atdhe e gjen në qytetin e Vlorës, aty ku një tjetër lidhje dashurie do ta fuste në telashe të mëdha. Ana bie pre e një rrjeti prostitucioni, nga i cili jo vetëm nuk mundi dot të dilte për një kohë të gjatë, por për shkak të refuzimeve të vazhdueshme u dhuna barbarisht, shenjat e të cilave i ka ende në fytyrë e trup. Shumë herë ka kërkuar ndihmën e institucioneve, për të qenë e mbrojtur si një nga shumtat gra të dhunuara të mbetura në mes të katër rrugëve, por veshët e shurdhëta të insitucioneve nuk kanë dëgjuar britmat e saj. Në studion e “Pa Gjurmë” ajo denoncoi jo vetëm burrat në jetën e saj që i shkaktuan vuajtje pafund, por edhe tutorët që e dhunuan dhe sot janë ende një kërcënim i vazhdueshëm për të.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtyhet seanca për Veliajn, avokati: Kërkojmë vendimin e Burgjeve për transferimin në Fier

12:33 / November 3, 2026

“Numërim me Inteligjencë Artificiale në zgjedhjet e 2027””Celibashi zbulon planin e KQZ-së për dy KZAZ

11:50 / November 3, 2026

“Të përfundojë plotësisht Reforma Zgjedhore”, Celibashi: 9 maji, rëndësi për integrimin në BE

11:24 / November 3, 2026

Kryeministri Edi Rama në Bruksel për Samitin e Euronews mbi Zgjerimin e BE

11:16 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.